Lajme
Limoni, vitaminat dhe vlerat ushqyese që mund t’i merrni nëpërmjet kësaj frute
Limoni është një hibrid i bimëve të egra të kultivuara. Limon është emër i përbashkët i disa llojeve të bimëve të familjes Rutacease. Fryta zakonisht përdoret për lëngun e tij, gjithashtu tuli dhe lëvorja mund të përdoren në kuzhinë.
Lëngu i limonit përmban rreth 5% acid, i cili i jep frutit shijen e tharrtë dhe pH në 2 deri 3 shkallë. Kjo e bën lëngun e limonit të lirë, sepse është i gatshëm për përdorim në eksperimentet shkencoro-edukative, shkruan “shëndeti”.
Limonët përdoren edhe si bazë për gatime të shumta në kuzhinë, por më së shumti njihet për prodhimin e limonadës dhe pijeve tjera me bazë limoni. Një limon mesatar përmban rreth 3 lugë gjelle lëng. Duke i lënë limonat të arrijnë temperaturën e dhomës kemi mundësi të nxjerrim më lehtë lëngun.
Limonët e lënë një kohë të gjatë në temperatura normale një kohë të gjatë do të myken, nëse janë të shtrydhur ose gjysmë të shtrydhur, ka mundësi që të thahen.
Peshqit njomen në lëng limoni për t’iu neutralizuar aroma. Acidet neutralizojnë aminet e peshkut duke i shëndrruar ato në kripa amine të pa avullueshme. Lëngu i limonit i pastër apo i kombinuar me përbërës tjerë përdoret për njomjen e mishit para përgatitjes.
Acidi i cili gjendet në lëng pjesërisht hidrolozonë fibrat e kolagjenit të fortë të mishit (e bën më të shijshëm për konsumim), megjithatë lëngu nuk ka asnjë efekt antibiotik. Vetëm limonat apo të kombinuara me portokaj përdoren për prodhimin e marmaladës.
Pjesë më e përdorur e frutit zakonisht është lëngu që përfaqëson deri në 50% nga pesha e saj. Ky lëng përmban 50-80 gram acid citrik, që ka shije karakteristike të hidhur, dhe disa acide organike të tjera të tilla si acidi Askorbik. Është shumë i pasur me vitamina, veçanërisht vitamina C (0,5 gram / litër).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












