Lajme
Lindin binjakë me 15 minuta diferencë, por në mes kanë 1 vit
Kanë vetëm 15 minuta diferencë nga njëri-tjetri, por kanë lindur në ditë, muaj, madje në vite të ndryshme.
Kjo është historia e Alfredo Antonio Trujillo dhe Aylin Yolanda Trujillo, të cilët erdhën në jetë gjatë ndërrimit të viteve. Vëllai lindi në orën 23:46 minuta, më 31 dhjetor 2021, ndërsa motra e tij erdhi në jetë në orën 00:01 të 1 janarit 2022 në një spital në Kaliforni.
Në SHBA vijnë në jetë afërsisht 120 mijë binjakë, por mundësia që ata të lindin në vite të ndryshme është një në dy milionë.
“Për mua është çmenduri që ata janë binjakë dhe e kanë ditëlindjen në vite të ndryshme”, tha Fatima Madrigal, nëna fatlume që i solli ata në jetë, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Ky është një nga momentet më të paharrueshme të karrierës sime. Ishte një kënaqësi e vërtetë t’i ndihmoja këta binjakë të vinin në jetë shëndoshë e mirë në vitin 2021 dhe vitin 2022. Çfarë mënyre fantastike për të nisur vitin e ri”, u shpreh mjekja Ana Abril Arias.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













