Lajme
SHBA: Linjat ajrore, mbi 51 miliardë dollarë humbje më 2021
Linjat ajrore pritet të pësojnë një humbje kumulative globale prej 51,8 miliardë dollarë këtë vit për shkak të COVID-19, megjithatë do të hyjnë në 2022-ën me një humbje të reduktuar në 11,6 miliardë dollarë, tha sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA.
Këto parashikime, të publikuara me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të IATA-s në Boston, janë më pesimiste sesa ato të publikuara në prill, kur organizata priste një humbje prej 47,7 miliardë këtë vit, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
IATA, gjithashtu, ka rishikuar lart humbjen e pësuar nga kompanitë në vitin 2020, në 137,7 miliardë dollarë kundrejt 126,4 të përmendur më parë.
“Pavarësisht nga ndikimi i madh i situatës shëndetësore në sektorin e aviacionit, që do të rezultojë në humbje kumulative prej më shumë se 200 miliardë dollarë midis 2020 dhe 2022, ne kemi kaluar kryesisht pikën më të ulët të krizës”, tha drejtori ekzekutiv i IATA-s, Willie Walsh.
Sipas IATA-s, kompanitë amerikane që përfitojnë nga një treg i fortë vendas do të jenë “të vetmet në territorin financiar pozitiv në 2022, me një fitim të pritshëm prej 9,9 miliardë dollarë”.
Nga ana tjetër, kompanitë evropiane, më të ekspozuara ndaj rrjeteve të largëta ende të paralizuara nga mbyllja dhe kufizimet kufitare, do të mbeten qartë në deficit në vitin 2022, me një humbje të pritshme prej 9,2 miliardë dollarësh.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











