Lajme

Kompanitë e aeroplanëve ku bartja e maskës vazhdon të jetë e obliguar

Ka ende shumë kompani ajrore ndërkombëtare që e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Megjithëse maskat nuk kërkohen më në fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara, ka ende shumë kompani ajrore ndërkombëtare që e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Pasi një gjykatës federal në Florida hoqi detyrimin për mbajtjen e maskës në SHBA më 18 prill, të gjitha linjat ajrore kryesore amerikane hoqën kërkesat për mbajtjen e maskave ​​në fluturimet brenda vendit.

Rregullat e mbajtjes së maskës, të cilat u vendosën fillimisht për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19 gjatë fluturimit, janë lehtësuar gjithashtu edhe në Europë.

Më 16 maj, një rekomandim i Bashkimit Europian hyri në fuqi duke këshilluar vendet që të heqin kërkesën për mbajtjen e maskës në avionët dhe në aeroportet e BE-së. Megjithatë, disa vende dhe linja ajrore specifike në Europë kanë politikat e tyre dhe mbajtja e maskës vazhdon të mbetet një kërkesë në shumë fluturime ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch.

Deri në këtë javë, disa vende në Europë vazhdojnë të kenë një politikë për mbajtjen e detyrueshme të maskave në transportin publik, duke përfshirë avionët dhe aeroportet. Vendet e Bashkimit Europian që vazhdojnë ta kenë të detyrueshme mbajtjen e maskës janë:

Austria

Qipro

Estonia

Gjermania

Italia

Letonia

Lituania

Luksemburgu

Malta

Holanda

Portugalia

Spanja

Për më tepër, mbajtja e maskës vazhdon të kërkohet nga shumë linja ajrore që fluturojnë drejt vendeve të Azizë, Afrikës, Oqeanisë dhe Amerikës.

Udhëtarët duhet të kontrollojnë vazhdimisht kërkesat për linjën ajrore dhe për itinerarin me të cilin do të fluturojnë, pasi politikat mund dhe ndryshojnë (ndonjëherë edhe brenda ditës).
Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët për mbajtjen e maskës në fluturimet në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Cilat linja ajrore amerikane vazhdojnë të kërkojnë mbajtjen e maskës?

Të gjitha kompanitë ajrore kryesore në Amerikë i kanë hequr kërkesat e tyre për mbajtjen e maskës ​​​​për ekuipazhin dhe për pasagjerët në fluturimet brenda vendit, pas vendimit të 18 prillit. Këto janë politikat e përditësuara të maskave për çdo kompani ajrore amerikane:

Alaska Airlines: Maskat nuk janë të detyrueshme.
American Airlines: Maskat nuk janë të detyrueshme.
Delta Air Lines: Maskat nuk janë të detyrueshme.
JetBlue: Maskat nuk janë të detyrueshme.
Southwest Airlines: Maskat nuk janë të detyrueshme.
United Airlines: Maskat nuk janë të detyrueshme.

Edhe pse maskat nuk kërkohen më në fluturimet brenda vendit, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në fillim të këtij muaji ritheksuan rekomandimin që të gjithë personat në moshën dy vjeҫ e lart duhet të mbajnë një maskë kur përdorin transportin publik dhe në qendrat e transportit, duke përfshirë avionët dhe aeroportet.

“Kur njerëzit mbajnë një maskë ose respirator të përshtatshëm, ata mbrojnë veten e tyre dhe personat e tjerë përreth, si dhe ndihmojnë në ofrimin e një sigurie më të lartë në udhëtimet e transportit publik,” tha CDC.

Cilat linja ajrore europiane vazhdojnë të kërkojnë mbajtjen e maskës?

Në një kohë kur disa vende europiane kanë hequr detyrimin e mbajtjes së maskës në transportin publik, Austria, Qiproja, Estonia, Gjermania, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia dhe Spanja vazhdojnë ta kenë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Maskat mbeten të detyrueshme në fluturimet drejt këtyre vendeve dhe nga këto vende, edhe nëse linja ajrore nuk e kërkon mbajtjen e maskës ​​në fluturimet e tjera.

Aer Lingus: Maskat nuk janë të detyrueshme për fluturimet brenda Irlandës dhe drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe disa vendeve në Europë, duke përfshirë Francën dhe Greqinë. Maska kërkohet ende në fluturimet midis Irlandës dhe Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Portugalisë, Spanjës dhe Turqisë.

Air France: Maskat rekomandohen (nuk janë të detyrueshme) për pasagjerët e moshës 6 vjeç e lart dhe mund të kërkohen në varësi të vendit të nisjes ose të destinacionit.

British Airways: Kompania  ajrore e Mbretërisë së Bashkuar nuk e kërkon mbajtjen e maskës, ​​​​me përjashtim të fluturimeve drejt një destinacioni ku mbajtja e maskës është ende e detyrueshme.

Finnair: Maskat nuk janë të detyrueshme nëse nuk kërkohet nga vendi i nisjes ose i destinacionit.

Iberia: Kompania ajrore spanjolle vazhdon të kërkojë mbajtjen e maskave ​​gjatë fluturimit.
Icelandair: Që nga 17 maji, maskat janë të detyrueshme vetëm në fluturimet e Icelandair drejt Kanadasë, Gjermanisë dhe Italisë, por janë opsionale në të gjitha fluturimet e tjera të Icelandair për në Europë, Groenlandë dhe SHBA.

KLM: Nga 21 maji, maskat nuk kërkohen më në shumicën e fluturimeve të KLM. “Megjithatë, ju rekomandojmë që ta mbani maskën gjatë fluturimit tuaj”, thotë kompania holandeze.

Lufthansa: Kompania ajrore gjermane ende vazhdon të kërkojë mbajtjen e maskës ​​​​për të gjithë pasagjerët e moshës 6 vjeç e lart.

SAS: Kompania ajrore skandinave nuk e kërkon më mbajtjen e maskës gjatë udhëtimit, me përjashtim të fluturimeve drejt Kinës.

TAP Air Portugal: Maska kërkohet për të gjithë pasagjerët mbi 6 vjeç.

Virgin Atlantic: Maskat nuk janë të detyrueshme në të gjitha fluturimet drejt destinacioneve ku nuk kërkohet mbajtja e maskës, duke përfshirë SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kërkesat për mbajtjen e maskës në kompanitë tjera ajrore ndërkombëtare

Aeromexico: Maskat janë të detyrueshme.
Air Canada: Maskat janë të detyrueshme.
Air New Zealand: Maskat janë të detyrueshme.
ANA: Maskat janë të detyrueshme.
Emirates: Maskat janë të detyrueshme.
LATAM: Maskat janë të detyrueshme.
Qantas: Maskat janë të detyrueshme.
Singapore Airlines: Maskat janë të detyrueshme.
Turkish Airlines: Maskat janë të detyrueshme.

Ashtu si me fluturimet, e njëjta gjë vlen edhe për aeroportet në të gjithë botën – rregullat ndryshojnë në varësi të destinacionit. Udhëtarët duhet të sigurohen se janë të përditësuar në lidhje me rregulloret e mbajtjes së maskës për destinacionin ku po shkojnë/monitor