Futboll

Liridon Mulaj, futbollisti i 6-të shqiptarë që i bashkohet FC Winterthur

Liridon Mulaj është futbollisti i gjashtë shqiptarë që do të luajë në ekipin e ligës së dytë të Zvicrës, FC Winthertur, njofton albinfo.

Njëzetvjeçari Mulaj është huazuar nga ekipi Neuchâtel Xamax FCS, deri në qershor të vitit 2020, me mundësi që mesfushori sulmues të kthehet më herët te klubi i tij amë.

Mulaj është huazuar me qëllim që të zhvillojë më shumë ndeshje në klubin e tj të ri. Në sezonin vijues 2018/19, ai ka zhvilluar 28 minuta në dy ndeshje në Super Ligën e Zvicrës.

Përveç Liridon Mulajt, të FC Winterthur luajnë edhe pesë futbollistë të tjerë shqiptarë, si Taulant Seferi, Eris Abedini, Granit Lekaj, Rijad Saliji dhe Denis Markaj.