E-Diaspora
Lirohet gjahtari gjerman që ka vrarë shqiptarin: Ka vepruar në vetëmbrojtje!
Pronari gjerman me rastin e marrjes në pyetje ka deklaruar se shqiptari i ri, sa kishte qenë ende gjallë, kishte pranuar se kishte ardhur për të vjedhur. Dhe kur gjahtari e ka parë se ai kishte një thikë në dorë, e kishte kapur paniku. Kështu e kishte marrë çiften dhe e kishte qëlluar 18 vjeçarin në kokë
Në prillin e këtij viti, në Neuenrade, një refugjat 18 vjeçar nga Shqipëria ishte qëlluar me armë gjuetie nga një gjerman 63 vjeçar. I riu kishte hyrë në shtëpinë e gjermanit për të vjedhur, thuhet në gazetën Neue Westfälölische. Pronari i shtëpisë e kishte qëlluar me pushkë gjuetie, shqiptarin, i cili, sipas tij, e kishte kërcënuar me thikë, transmeton albinfo.ch.
I riu kishte pësuar plagë të rënda dhe për pasojë kishte ndërruar jetë në spital.
Pronari gjerman me rastin e marrjes në pyetje ka deklaruar se shqiptari i ri, sa kishte qenë ende gjallë, kishte pranuar se kishte ardhur për të vjedhur. Dhe kur gjahtari e ka parë se ai kishte një thikë në dorë, e kishte kapur paniku. Kështu e kishte marrë çiften dhe e kishte qëlluar 18 vjeçarin në kokë.
I ndjeri pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen e tetëmbëdhjetë.
Ndërkaq më vonë, organet ndjekëse kanë konstatuar se ajo që pronari kishte thënë se ishte thikë, në fakt kishte qenë një mjet multiplikativ, në të cilin mund të montohen vegla të ndryshme, përcjell albinfo.ch. Prokuroria Shtetërore në Hagen ka vendosur ta ndërpresë procedurën ndaj tij.
Policia ka kapur më vonë një bashkëpunëtor të 18 vjeçarit, i cili e kishte organizuar vjedhjen ndërsa gjatë zhvillimit të ngjarjes kishte qëndruar jashtë, në veturë dhe pastaj kishte ikur. Por bashkë me 18 vjeçarin tashmë të vdekur, në shtëpi gjatë sulmit ka qenë edhe një person tjetër, i cili ende nuk është kapur.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












