Kosova

Lista Serbe reagon pas shkarkimit të ministrit Rikalo

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e mbështetur nga pushteti në Beograd, Lista serbe, ka vlerësuar se Nenad Rikalo u shkarkua nga Qeveria, sepse kjo listë dhe anëtarët e saj nuk pajtoheshin me politikën e shkeljes së të drejtave të serbëve dhe interesave të tyre.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi në dorëheqje nga marsi i vitit 2018 dhe kurrë dhe me çdo çmim nuk do të pajtohemi të jemi folklori dhe dekorimi i dikujt”, thuhet në reagimin e Listës serbe.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, pas kërkesës së Partisë Socialdemokrate si kusht për ta votuar buxhetin për vitin 2019.