Futboll

Liverpooli do të shesë gjashtë lojtarë, një nga ta është edhe Shaqiri

Liverpooli është gati të shesë plot gjashtë lojtarë këtë verë

Sipas Daily Express, trajneri i Reds, Jurgen Klopp, ka tashmë një plan të qartë për të financuar transferimet e reja gjatë verës.

Trajneri gjerman ia ka bërë të qartë klubit se është i interesuar të lejojë gjashtë lojtarë të largohen nga klubi. Divock Origi, Dejan Lovren, Harry Wilson, Marko Grujic dhe Adam Lallana, të gjithë mund të shiten këtë verë.

Në këtë listë është edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili nuk ka arritur të vendosë veten në formacionin titullar.