Futboll

Liverpooli, kampion i Evropës

Në Ligën e Kampionëve në finale, Liverpooli ka mundur Tottenhamin me rezultat 2:0, përcjell albinfo.ch.

Pjesë e kësaj skuadre është edhe Xherdan Shaqiri.

Liverpooli e nisi mbarë ndeshjen, kur pas 1 minutë e 48 sekonda lojë, Momo Salah shënoi ndaj ekipit kundërshtar.

Kurse golin e dytë e shënoi Origi në minutën e 88-të. Kjo është hera e gjashtë që Liverpooli shpallet kampion i Evropës.