Lajme

Çmime për krijuesit në diasporë

Ditë më parë, në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë ka ndarë disa çmime për krijues artistikë që veprojnë në diasporë.

Lidhur me këtë ka bërë një njoftim një njoftim në facebook, kryetari i LKSHM,  Musa Jupolli.

Në vazhdim, fjala e z. Jupolli:

“Dita e Flamurit shkruhet me shkronja t’arta, ndaj në këtë ditë madhore të kombit Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë ndanë këto shpërblime:

Shqipe Bytyqi: Pena e Artë “Martin Camaj”
Rexhep Rifati: Për veprimtari jetësore (Dielli Dardan)
Gani Bytyçi: Çmimi Vjetor LKSHM
Sylë Bajrami: 28 Nëntori-Dita e Flamurit
Violeta Allmuça: Alfabeti- Kongresi i Manastirit
Falënderim
Hazir Mehmeti:
Për libër të vitit «Pranverë e Helmuar»
Mirënjohje
Gonxhe Letmi Begisholli
N’artin e poezisë për fëmijë dhe të rritur
Mirënjohje
Ilaz Hysaj
Për veprimtari atdhetare e kulturore
***

Shqipe Bytyqi
Kësaj radhe me pëlqim dhe pajtim të Kryesisë së LKSHM-së, Pena e Artë «Martin Camaj» i jepet Shqipe Bytyqit.
Shkrimet, poezia e Shqipe Bytyqit janë të kohës, kohë kjo e kalimit nga dhimbja në shpresë!
Në shkrimet e Zonjës Bytyqi gjejmë plagët e atdheut, në veçanti Dardaninë e plagëve të këtij shekulli, po edhe shpresën për t’arritur ditë më të mira, aty ku letrat dhe filozofia banojnë në një çerdhe dashurie me historinë, me kulturën arbërore për njohje, për studime!

Rexhep Rifati
Për Vepër Jetësore «Dielli Dardan» çmohet kontributi i Rexhep Rifatit n’udhëtimet e tij të palodhshme, ku gjejmë shpirtin e krijuesit, gazetarit e fotografit me përshkrime dhe filozofi të pasur, me fotografi kujtimi që do të ruhen brez pas brezi, me theks udhëtimet e Z. Rifatit në venbanimet e arbëreshëve janë pasuri që i kalojnë të gjitha çmimet!

Gani Bytyçi
Proza, poezia dhe arti figurativ ke Gani Bytyçi thuase janë me një udhëtim të pandarë!
Aty ku pena dhe brusha ndihen mirë jeta ka kuptim, ky kuptim rrjedh si lumë në artin e dhe kulturën e Gani Bytyqit!

Sylë Bajrami
Po patët pak kohë të njiheni me traditat arbërore ndaluni te Sylë Bajrami, po patët edhe pak kohë më shumë, dëgjojeni me nota të bukura shpirti si lumë që rrjedhë në trojet e Arbërit poezitë dhe këngët e Sylë Bajramit!

Violeta Allmuça
Shkrimet e Zonjës Allmuça n’artin e letrave janë kulturë, tema dhe stili i saj janë pasuri e një gjuhe të rrjedhshme që lë kujtesë dhe adhurim në renditje të letrave të bukura shqipe, ndaj Alfabeti është në shpirtin e krijueses Allmuça!
*
Falënderim
Hazir Mehmeti
Mësues i gjuhës, i artit dhe dashurisë për Atdhe, i vyer në tema të njëshme që të ndirtësohet me të dhëna jeta e të riut, të njihet historia dhe vuajtja shqiptare, e veçmas ajo e Dardanisë të një shekulli të dhimbjeve!
Libri «Pranverë e Helmuar» do të mbetet në arkivat e Atdheut si dëshmi e një Epoke të plagëve të mëdha!

Mirënjohje
Gonxhe Letmi Begisholli
Kthehuni nga Dibra, që ta shohim lindjen e diellit, që t’i mësojmë fëmijtë tanë për gjuhën dhe kulturën shqiptare!
Pa kaluar nepër poezinë për fëmijë vështirë do ta keni të shkruani vargje për të rritur, do të thonte poetja Gonxhe Letmi Begisholli !

Mirënjohje
Ilaz Hysaj
Ka vite e vite në udhëtimet e tij për Çeshtjen e Pavarësisë së Kosovës, ka vite e vite që asnjëhrë nuk iu nda «barra» si t’i ndihmohet Atdheut!
Ilaz Hysaj që n’orët e hershme i dhe kuptim kulturës dhe artit të kombit, n’ecjet e tij në takime të rëndësishme që të kalohet porosia për njohje të Kosovës në diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare!
Po edhe angazhimet e tij në shkrime, proza jete e poezi, metaforë e ruajtur në artin e tij të shenjtë, aty ku piqen e bukura dhe dhimbja!

Kryetari: Musa Jupolli


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI