Feja
Lorenci nga Shqipëria mund të dënohet me 15 vjet burg për terrorizëm islamik
18 vjeçari dyshohet se ka ndikuar te një djalosh gjerman i moshës 12 vjeçare që ai të realizojë një sulm vetëvrasës në një treg të Krishtlindjes në Ludwigshafen. Sulmi ka dështuar pasi që mjeti shpërthyes nuk është aktivizuar
Prokuroria Publike e Vjenës ka ngritur aktakuzën për terrorizëm kundër të riut 18 vjeçar Lorenz K., me prejardhje nga Shqipëria. Ai po mbahej në burg për hetime që nga shkurti i vitit të kaluar, kur qe arrestuar me dyshimin se po përgatiste një akt terrorist, shrkuan agjancia e lajmeve e Austrisë, APA.
Konkretisht, i riu shqiptar akuzohet për përpjekje të bindjes së një persoi të dytë për vrasje të rëndë dhe përpjekje për të bindur atë për rrezikim të qëllimshëm përmes mjeteve shpërthyese, transmeton albinfo.ch.
Djaloshi, i cili ka përqafuar qëllimet e e ISIS-it, dyshohet se nga vera e vitit 2016, përmes whatsup-it ka ndikuar te një djalosh gjerman i moshës 12 vjeçare (që nuk është i përgjegjshëm para ligjit) që ai të realizojë një sulm vetëvrasës në një treg të Krishtlindjes në Ludwigshafen. Sulmi ka dështuar vetëm nga shkaku se mjeti shpërthyes i punuar me punëdore nuk është arritur të aktivizohet.
Është interesant sfondi i të riut shqiptar, i cili është rritur si fëmijë i prindërve ateistë, me prejardhje nga Shqipëria dhe si i tillë, nuk ka pasur qasje me religjionin, shkruan albinfo.ch. Por ai, gjatë vuajtjes së një dënimi për plaçkitje të rëndë në burg kishte kaluar në islam. Në indoktrinimin e tij kishte ndikuar një i burgosur boshnjak Mirsad O., i dënuar me 20 vjet burg për terrorizëm.
Pas lirimit nga burgu, ai është radikalizuar më tutje dhe ka vizituar xhami të ndryshme.
Në rast të një shqiptimi të dënimit në përputhje me kërkesën e prokurorisë, Lorenz K. mund të dënohet me burg deri në 15 vjet.
E-Diaspora
-
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se procesi i votimit fizik për qytetarët... -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”
Jeta në Zvicër
-
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se procesi i votimit fizik për qytetarët... -
Çfarë duhet të dini për patentën e re digjitale të shoferit në Zvicër? -
Parlamenti zviceran refuzon kthimin e taksimit të përbashkët të bashkëshortëve -
Transporti publik në Zvicër është i sigurt, përveç në një zonë -
Gjithnjë e më shumë pasagjerë të padisiplinuar në fluturime












