Kuriozitete
Lotaria “El Gordo”: 170 fitues, nga 4 milionë euro
170 veta kanë qëlluar numrin e saktë, i cili kësaj here ka qenë: 26590. Po ashtu "El Gordo" ndan edhe 1800 çmime tjera, më të vogla
Lotaria spanjolle e Krishtlindjes, ose e njohur më shumë si “El Gordo” (I trashi), ka shpallur sot fituesit e saj. Dhe, ata janë shumë! Plot 170 veta kanë fituar nga 4 milionë euro, pasi që 170 veta kanë qëlluar numrin e saktë, i cili kësaj here ka qenë: 26590, shkruajnë mediat botërore.
Po ashtu “El Gordo” ndan edhe 1800 çmime tjera, më të vogla.
Me shumën e grumbulluar të parave prej 2.4 miliardë eurosh, “Loteria de Navidad” është lotaria më e madhe në botë.
Ajo është po ashtu lotaria më e vjetër në botë që vazhdon të luhet, transmeton albinfo.ch. Tërheqja e parë e kësaj loje shpërblyese është bërë në vitin 1812.
Shuma që u ndahet fituesve në këtë lotari është vërtet e madhe, por edhe pagesa e biletës nuk është aspak e lirë: ajo kushton plot 200 euro. Por, meqë kjo lotari ka më shumë karakter shoqëror, zakonisht bëhen bashkë shumë miq dhe e paguajnë biletën në fjalë.
Tërheqja e numrave fitues është një spektakël i madh, i cili ndiqet nga miliona shikues përmes televizionit, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se ka shumë fitues, spektakli i transmetuar drejtpërdrejt në televizion ka zgjatur rreth katër orë. Tradicionalisht, tërheqja e numrave u besohet nxënësve të internatit “San Ildefonso”, të cilët këtë veprim e bëjnë duke e shoqëruar me këngë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













