evente
Lozana do të mirëpresë Festivalin Folklorik “Ilirët Jehojnë”
Më 15 dhe 16 nëntor 2025
Më 15 dhe 16 nëntor 2025, qyteti i Lozanës do të mirëpresë Festivalin Folklorik “Ilirët Jehojnë”, një prej ngjarjeve më përfaqësuese të kulturës shqiptare në diasporë.
Këtë vit, festivali zhvillohet në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit, me të ftuar special aktorin me famë botërore, z. Xhevat Limani, i cili do të mbajë një recital artistik kushtuar 28 Nëntorit.
Ky edicion i parë i festivalit pritet të sjellë një program të pasur artistik dhe atmosferë madhështore, duke mbledhur ansamble folklorike, këngëtarë, valltarë dhe artizanë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga komunitetet shqiptare në Evropë.
Qëllimi i festivalit është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore mbarëkombëtare përmes këngës, valleve, kostumeve tradicionale dhe aktiviteteve kulturore shoqëruese.
Festivali organizohet nën drejtimin e Fatime Kalimashit, ndërsa në Këshillin Organizator marrin pjesë edhe Prof. Dilaver Kryeziu, Isak Aliaj dhe SHKA “Ilirët”.
Juria përbëhet nga profesorë dhe studiues të njohur të muzikës dhe folklorit: Prof. Dilaver Kryeziu, Prof. Sami Piraj dhe Emir Dizdari.
Moderimin e mbrëmjeve do ta bëjnë Defrim Methasani dhe Mirjeta Aliaj.
“’Ilirët Jehojnë’ nuk është vetëm një manifestim artistik, por një frymë bashkimi që rikujton rrënjët tona dhe e çon trashëgiminë tonë te brezat e ardhshëm,” – theksojnë organizatorët.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Nëntor 2025
- Ora17:00
- LokacioniGrande salle de Vennes
- Data e përfundimit16 Nëntor 2025 - 20:00
Të tjera nga evente
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Migros mbyll libraritë fizike Grupi zviceran i shitjeve me pakicë Migros po mbyll të 15 degët fizike të markës së... -
Kantonet e refuzojnë taksimin individual, duke e konsideruar atë shumë radikal -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Zvicër
Autostradat zvicerane drejt zgjerimit, planet e qeverisë kundër kolonave














