Integrimi
Luan Krasniqi i gëzuar për takimin me kancelaren Merkel
Legjenda shqiptare e boksit, Luan Krasniqi, , mbrëmë ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe“Media Night” e cila u mbajt në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.
Boksieri junikas ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, një fotografi ku ka thënë se është ndjerë i gëzuar nga ftesa dhe biseda personale që kishte me kancelaren Merkel, njofton “albinfo.ch”.
“I ftuar nga kancelarja Angela Merkel dhe MediaNight ne Konrad-Adenauer-Haus në Berlin. Nje mbrëmje interesante për çështje te digjitalizimit. U gëzova shume për ftesën dhe bisedën personale me kancelaren. Një nder i madh, shkruan Krasniqi në faqen e tij.
Kjo nuk është hera e parë e takimeve mes kancelares dhe boksierit kosovar. Krasniqi ishte i ftuar edhe në maj të vitit të kaluar në të njëjtën mbrëmje dhe kishte takuar po ashtu kancelaren gjermane.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia















