Kosova
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër
Nga Kosova në “Oscar”, Luana Bajrami me film të nominuar
Aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar, pasi filmi në të cilin ajo luan, “Deux personnes échangeant de la salive” (“Two People Exchanging Saliva”), është nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit të shkurtër, transmeton albinfo.ch.
Filmi, një bashkëprodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është përzgjedhur në mesin e pesë projekteve që garojnë për trofeun më prestigjioz të kinematografisë botërore. Bajrami luan rolin kryesor, Malaise, në filmin bardhezi me regji dhe skenar të Alexandre Singh dhe Natalie Musteata.
Ngjarja zhvillohet në një Paris distopik, ku puthjet janë të ndaluara dhe ndëshkohen rëndë, ndërsa filmi trajton temat e tërheqjes, rivalitetit dhe dhunës së stilizuar, përmes një komedie të errët. Projekti është shfaqur premierë në Festivalin e Filmit në Telluride dhe ka fituar Çmimin e Madh të Jurisë në “AFI Fest”. Producente ekzekutive janë aktoret e njohura Julianne Moore dhe Isabelle Huppert.
Ndërkohë, filmi “Sinners” i regjisorit Ryan Coogler ka shënuar rekord duke u nominuar në 16 kategori, numri më i madh i nominimeve në historinë e çmimeve “Oscar”, duke tejkaluar rekordin e mbajtur më parë nga “Titanic”, “All About Eve” dhe “La La Land”.
Përveç nominimit për Filmin më të mirë, Coogler është nominuar edhe për Regjinë dhe Skenarin më të mirë, ndërsa Michael B. Jordan ka siguruar nominimin e tij të parë për “Oscar” në kategorinë e Aktorit më të mirë.
Ceremonia e 98-të e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të mbahet në muajin mars, ku pritet të shënohet një edicion historik për nga numri i rekordeve dhe diversiteti i filmave të nominuar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Objektivat klimatike në rrezik: Banorët e Cyrihut fluturojnë shumë Banorët e Cyrihut fluturojnë mesatarisht më shumë se 10,000 kilometra në vit. Kjo do të thotë... -
Aksidentet bujqësore në Zvicër shkaktuan 22 vdekje në vitin 2025 -
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut











