Lajme
Lufta Rusi – Ukrainë do të destabilizojë thellësisht furnizimet ushqimore në Evropë
Vende afrikane do të preken nga uria brenda 12 deri në 18 muaj pikërisht për shkak të luftës.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do të “destabilizojë thellësisht” furnizimet ushqimore në Evropë dhe Afrikë, pasi disa nga tokat bujqësore më pjellore në botë mbeten të pambjellura, paralajmëroi presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton albinfo.ch.
“Evropa dhe gjithashtu Afrika do të jenë shumë të destabilizuara në lidhje me ushqimin për shkak të asaj që nuk mund të mbillet tani në Ukrainë”, u tha Macron gazetarëve pas një takimi të liderëve të BE-së.
“Ne do të duhet të përgatitemi për këtë dhe të rivlerësojmë strategjitë tona të prodhimit për të mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor… por gjithashtu për të qenë në gjendje të përcaktojmë një strategji në lidhje me Afrikën”, shtoi ai.
Ai tha se disa vende afrikane do të preken nga uria brenda 12 deri në 18 muaj pikërisht për shkak të luftës.
Udhëheqësi francez shtoi se Rusia do të ketë më shumë ndëshkime ekonomike nëse ajo vazhdon pushtimin e saj ndaj fqinjit të saj. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038












