Lajme
Lufthansa nga mesi i qershorit do të rifillojë fluturimet në disa zona turistike
Kompania gjermane e fluturimeve Lufthansa ka njoftuar se nga mesi i qershorit do të rifillojë fluturimet për 20 destinacione turistike.
Destinacionet përfshijnë zonat turistike në Spanjë, Greqi, Itali dhe disa vende tjera, tha ajo, duke shtuar se të gjitha aeroplanët do të fluturojnë nga Frankfurti.
Gjatë javës së ardhshme do të njoftohet për destinacionet tjera.
Më parë, Lufthansa ka vendosur të rifillojë fluturimet për në Los Anxhelos, Toronto dhe Mumbai.
Kjo kompani, sikurse shumë kompani tjera ajrore, kanë qenë në bllokim pothuajse të plotë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kompania njoftoi më 21 maj se po negocion me Qeverinë gjermane për një ndihmë financare, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive












