Lajme
Lumi Devoll shndërrohet në “përbindësh”
Ngjarja e cila për pak nuk u shndërrua në tragjedi, ndodhi kur 8 persona, të afërm të dy viktimave, kishin mbetur të ngujuar në mes të lumit, duke pritur vdekjen...
Lumi Devoll në fshatin Bruçaj Shqipëri është bërë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve të këtij rajoni. Derisa dy ditë më parë ky lum mbyti dy gra, të dielën ai u shndërruar në “përlindësh” duke ua rrezikuar jetën edhe disa personave të tjerë, të cilët ishin nisur për ceremoni mortore.
Ngjarja e cila për pak nuk u shndërrua në tragjedi, ndodhi kur 8 persona, të afërm të viktimave nga fshati Braçaj, kishin hipur në një traktor me rimorkio për të kaluar lumin Devoll, dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy grave.
Në kohën kur traktori arriti në mes të lumit, u mbulua nga uji dhe për 30 minuta, qytetarët mbetëm të ngujuar në mes të lumit, duke rrezikuar jetën. Duke e parë që ngjarja po shndërrohet në tragjedi kombëtare, intervenuan gjithë rrethi për t’i shpëtuar ata.
“Erdhëm për varrim, por nuk është çudi që jo vetëm në varrim të mos vinim, por edhe të mbyteshim. Ju e patë, kemi 30 minuta që qëndrojmë në lumë”, tha një prej të afërmve që do merrte pjesë në mort.
Ndërkaq, Shega Zyfi 74-vjeçare e cila ndodhej në rimorkion e traktorit që u përmbys, ka treguar për “shekullin” momentet e tmerrit dhe rrezikun që i kanoset sërish banorëve të dy fshatrave për shkak të mungesës së urës.
“Edhe sot e kam trupin plagë. Nga morti që po shkonim, u bëmë vetë për të na ardhur për mort”, tha e moshuara.
Dy viktimat e tragjedisë së paralajmëruar në Dobraj të Devollit, Mirela dhe Elena Zyfi përkatësisht 35 dhe 29-vjeçe, janë përcjellë në banesën e fundit rreth mesditës, ndërsa banorët kërkojnë urgjentisht ndërtimin e urës pasi sipas tyre rrezikojnë të ndodhin të tjera tragjedi.
Ndryshe, ditëve ë fundit, nga reshjet e pandërprera të shiut, shumica e lumenjve në Shqipëri kanë dalë nga shtrati. Rreziku vazhdon të mbetet serioz kryesisht nga rajonin e Shkodrës, kur Drini dhe Buna kanë arritur pikun. Madje rreziku serioz është në Liqenin e Fierzes ku uji ka kaluar parametrat e lejuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













