Lajme
Lunaçek: luftojeni korrupsionin nëse doni heqjen e vizave
Europarlamentarja Ulrike Lunaçek kërkoi nga kosovarët që të forcojnë luftën kundër korrupsionit dhe ryshfetit nëse duan heqjen e vizave me BE-në
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Ulirike Lunaçek iu ka bërë me dije institucioneve të Kosovës, se pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë dhënë RTK-së, Lunaçek, i cila konsiderohet mike e kosovarëve, kërkon që në vitin e ardhshëm Kosova të bëjë hapa konkret në luftën kundër korrupsionit dhe në forcim e rendit dhe ligjit.
“Do të theksoja dy gjëra: Të forcohet lufta kundër korrupsionit dhe ryshfetit dhe të forcohet i sundimi të ligjit. Kjo duhet të bëhet në të gjitha instancat: brenda Qeverisë dhe brenda institucioneve të Kosovës, por edhe brenda sistemit të arsimit, shëndetësisë etj:, konsideron Lunaçek.
Edhe nëse Kosovën e njohin pesë vendet e BE-së, prapë, sipas saj, problemet nuk do të zgjidhen.
“Jo, luftimi i korrupsionit është një detyrë që ju vetë duhet ta bëni, është për të mirën tuaj. Sfida dytë është zhvillimi ekonomik. Duhet të bëni më shumë në këtë drejtim, kjo për hatër të gjithë atyre të rinjve që presin një vend pune. Si një përfaqësuese e një partie të gjelbër do të thosha se duhet të bëni më shumë për energji të rinovueshme”, tha Lunaçek.
Europarlamentarja është përgjigjur edhe rreth platformës serbe për Kosovën, ku kërkohet nga Beogradi një autonomi e zgjeruar për serbët.
“Diçka si Republika Serbe në Kosovë nuk do të lejohet në as një mënyrë nga Bashkimi Evropian, kjo duhet të jetë e qartë. Do të thosha se veprimet që qeveria serbe bën jashtë procesit të dialogut për nevoja të konsumit të brendshëm politik nuk duhet të merren seriozisht”, tha ajo.
Në Serbi, sipas saj, ka njerëz që duan gjëra të tilla por ajo kërkoi që dialogut të përqendrohet në çështjet që zhvillohen brenda kornizavetë lejuara dhe jo të diskutohet për letrat pa vlerë si është platforma serbe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













