Lajme
Macron flet për negociatat për të ndalur luftën
Në rast të nisjes së bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, perëndimi duhet të shqyrtojë dhe kërkesën e Rusisë për t’iu garantuar siguria.
Ishte kjo deklarata më e fundit e presidentit francez, Emmanuel Macron në rast se kreu i Kremlinit pranon të ulet në negociata për të ndaluar agresionin në Ukrainë.
Reagimi i Macron vjen në një intervistë që ai dha për mediat franceze, gjatë vizitës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Jo Biden, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Mes të tjerash ai shtoi se Evropa duhet të përgatisë arkitekturën e saj të ardhshme të sigurisë.
“Një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë është shqetësimi i Moskës se NATO-ja do të arrijë në kufijtë e saj dhe dislokimi i armëve që mund të kërcënojnë Rusinë. Kjo çështje do të jetë pjesë e bisedimeve për paqen, kështu që ne duhet të përgatitemi se çfarë do të jemi gati të bëjmë, si t’i mbrojmë aleatët tanë dhe vendet anëtare dhe si t’i japim garanci Rusisë ditën që ajo të kthehet në tryezën e negociatave”, tha presidenti francez.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara deklaruan më herët gjatë kësaj jave se janë të hapura për bisedime në parim, megjithëse presidenti amerikan Joe Biden tha se ai do të bisedonte me presidentin rus vetëm nëse shefi i Kremlinit shfaqte interes për t’i dhënë fund luftës. Ukraina thotë se negociatat janë të mundshme vetëm nëse Rusia ndalon sulmet dhe tërheq trupat e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











