Lajme
Macron konfirmon mbështetjen e Francës për integrimin e Ballkanit Perëndimor
Deklarata vjen nga presidenti francez Emanuel Macron, dhe një prej skeptikëve më të zëshëm të zgjerimit në të kaluarën, gjatë fjalimit që shënoi nisjen e presidencës franceze të bllokut
Bashkimi Evropian duhet të rishikojë raportet e tij me Ballkanin Perëndimor, duke ofruar një perspektivë të sinqertë për anëtarësimin e rajonit në BE, tha Emanuel Macron.
Para eurodeputetëve në Strasburg, Macron përmendi ndryshimet klimatike, tranformimin digjital dhe sigurinë si sfidat kryesore me të cilat përballet Bashkimi Europian.
Presidenti Francez kërkoi që europianët të ndërtojnë një sistem kolektiv të sigurisë dhe të riarmatosin veten mes frikës se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën.
“Europa duhet të ndërtojë kornizën e vet të sigurisë kolektive. Siguria në kontinent kërkon riarmatosje strategjike; jo për të sfiduar fuqitë e tjera, por për të siguruar pavarësinë në këtë botë të dhunshme. Për të mos iu nënshtruar zgjidhjeve të të tjerëve dhe për të rifituar kontrollin e kufijve dhe hapësirës sonë”, tha presidenti francez.
Duke iu referuar asaj që e quajti “përpjekje destabilizuese” në kontinent, Macron tha se Evropa dëshiron të gjejë një përgjigje politike për konfliktin në Ukrainë. Ai bëri thirrje për dialog dhe ripërsëriti qëndrimin se vendet fqinje duhet të vendosin vetë për aleancat dhe organizmat të cilave duan t’iu bashkohen.
Në fjalën e tij, kreu i Elizesë përmendi si sfidë të parë çështjen e klimës, duke theksuar nevojën e investimit në teknologji të reja dhe politikave për reduktimit të karbonit dhe shpyllëzimit. Një sfidë e rëndësishme sipas tij, është edhe ai që e quan revolucion digjital.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?












