Lajme

Mafia, shumë aktive në Zvicër

Aktiviteti mafioz është i përhapur në gjithë Zvicrën dhe më i përqendruar në zonat gjermanishtfolëse sesa në Ticino.

Shifrat nga Zyra e Policisë Federale të publikuara nga ‘Aargauer Zeitung’ tregojnë se autoritetet kanë qenë në dijeni të mafiozëve të vendosur rreth liqenit të Cyrihut për shumë vjet, përcjell albinfo.ch.

Më shumë prova po dalin në sipërfaqe për akte të dhunshme nga banda kriminale. Një vrasje e trefishtë në Bazel në 1992 u klasifikua fillimisht si një mosmarrëveshje familjare. Tani policia dyshon se mund të ketë lidhje me mafian.

Një operacion i policisë federale filmoi disa anëtarë të mafias që takoheshin në Frauenfeld në kantonin Thurgau, të maskuar si një takim sportiv.

Shkalla e mafias në Zvicër është nënvlerësuar vitet e fundit, sipas qeverisë.

Shefja e Zyrës Federale të Policisë, Nicoletta della Valle, thotë se nevojitet më shumë bashkëpunim ndërkombëtar për të trajtuar krimin e organizuar.