Uncategorized
Majlinda: E lumtur që bëra krenar popullin tim
"Jam heroinë në vendin tim, njerëzit më shikojnë si një shembull i mirë, si diçka që ata duhet të bëhen dhe kjo më bën të lumtur dhe krenare..."
Majlinda Kelmendi është shprehur shumë e lumtur pasi fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit. Ajo edhe një dëshmoi së është e pakonkurrencë në kategorinë 52 kg, derisa e filloi vitin me medalje të artë, shkruan albinfo.ch.
“Ndihem mirë dhe e lumtur, ishte gara e parë e fortë pas Lojërave Olimpike dhe të them të vërtetën isha pak nervoze. Por, u ndjeva mirë, pushova pas Olimpiadës rreth tre javë dhe pastaj rifillova prapë pasi nuk dua të pushoj shumë, sepse është shumë e vështirë të rifillosh prapë dhe jam e lumtur që e kam filluar mirë këtë vit. Jam heroinë në vendin tim, njerëzit më shikojnë si një shembull i mirë, si diçka që ata duhet të bëhen dhe kjo më bën të lumtur dhe krenare me veten pasi nuk është e lehtë të bëhesh kampione bote dhe olimpike nga Kosova, sepse të gjithë e dimë që Kosova është një vend i vogël dhe ne kemi shumë probleme atje, por jeta ime nuk ka ndryshuar shumë që nga koha kur nuk isha shumë e famshme. Njerëzit vijnë në shtëpinë time vetëm për të më përqafuar dhe kjo është dika speciale dhe unë mund ta ndjej se njerëzit më përkrahin dhe duan”, ka thënë ajo për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Gara në Paris ishte e para për të në vitin 2017. “Ashtu si në vitin 2013 e fillova me Parisin dhe ky është një fat i mirë për mua dhe kështu doja që të filloja mirë me Parisin dhe fatmirësisht shkoi ashtu siç e kisha planifikuar. Tifozët janë special, në luftën e dytë isha ndaj francezes dhe gjithë duartrokitnin për atë dhe për mua dhe kjo nuk ndodh në shumë shtete, dhe kjo është ajo pse e dua Parisin. Ata e kuptojnë xhudon, i përkrahin gjithë xhudistët këtu dhe kjo është diçka speciale dhe e mirë. Atmosfera dhe çdo gjë tjetër është krejtësisht ndryshe nga garat tjera”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci














