Lajme

Majlinda Sulejmani: Integrimi, është rruga juaj!

Majlinda në një intervistë të dhënë për albinfo.ch ka shpalosur rrugëtimin e saj qysh nga emigrimi i saj në Zvicër e deri të synimi i saj që të fitojë zgjedhjet e marsit

Të emigrosh në një vend të huaj qysh e vogël e të qasesh aq mirë në atë vend sa që të synosh Parlamentin, mund ta bëjë veç një vajzë ambicioze si Majlinda Sulejmani e cila me prejardhje është nga Gjilani.

Majlinda në një intervistë të dhënë për albinfo.ch ka shpalosur rrugëtimin e saj qysh nga emigrimi i saj në Zvicër e deri të synimi i saj që të fitojë zgjedhjet e marsit.

Si pikë kryesore që e brengosë atë është trajtimi jo i barabartë i emigrantëve dhe vendasve. Slogani që ajo mban në këto zgjedhje është “Integrimi, është rruga juaj!”.

Kjo është intervista e plotë:

Albinfo: Çfarë ju ka shtyrë që të filloni angazhimin në politikë?

M. Sulejmani: Në shkollën e mesme gjithnjë më ka interesuar lënda politike zvicerane dhe ligjet e saj. Mandej isha shumë kurioze ta përvetësoja këtë spektrum të politikës. Personi i parë që më ka shtyrë të merrem me politikë është politikania nga Saint Gallen, Patricia Mattle që sot e falënderoj për ndihmën që më dha atëherë të gjej veten në partinë politike në CVP. Normalisht si 18 vjeçare nuk kisha aq shumë përvojë, por, prapë më dha mundësia të isha në kryesinë e të rinjve në krahinën e Reintallit të Sant Gallenit në CVP, po ashtu edhe në Swiss Medico International të Zvicrës. Posaçërisht në partinë politike CVP, e gjeta veten time se, kush është Majlinda dhe nga jam. Kandidova dhe pastaj mora shumë komplimente, përkrahje dhe kurajo nga gjithë bashkëvendasët shqiptarë si dhe qytetarë zviceranë në kantonin ku veproj dhe jetoj. Pas kandidaturës Nacionale mora postin në Entin për Integrim si «çelësi kryesor për migrantët shqiptarë, ku normalisht e vazhdova detyrën time deri në vitin 2015», mandej isha e fokusuar në studime. Pasi përfundova studimet në «Degën Management Health, Mësimdhënëse dhe eksperte në fotografimet të rentgenit » ia fillova të angazhohem prapë në politikë. Tani si 30 vjeçare me më shumë përgjegjësi në disa poste me mjaft përvojë, shkollim dhe punë dua të vazhdoj karrierën time politike.

Unë jam një zonjë 30-vjeçare, e pavarur, me mendje të hapur, që punoj si menaxhere e Ambulantes (Mjekësi e përgjithshme, Dermatologji, Kardiologji, mjekësi e brendshme, Kirurgji, Gjinekologji, Psikiatri etj.). Si një politikane e re, me prejardhje migracioni, jam e përkushtuar për marrëdhënie të mira midis vendasve dhe emigrantëve, mbështes një politikë integrimi që bazohet në respektin e ndërsjellët. Nga këndvështrimi i politikës familjare, është e rëndësishme për mua që prindërit të kenë kujdes 24-orësh të fëmijëve pa pritur në kujdesin ditor. Në kujdesin shëndetësor, unë këshilloj trajnimin e më shumë mjekëve zviceranë dhe sigurimin e tyre një vend pune në Zvicër gjatë studimeve, në mënyrë që burimet e trajnimit të investuar gjithashtu mund të vihen në përdorim praktik këtu. Zvicra është një vend multikulturor, të cilin duam ta ruajmë pa dhunë dhe korrupsion!

Slogani im është: Integrimi, është rruga juaj!

Albinfo: Pas një pauze disa vjeçare, kjo është hera e dytë që kandidoni në zgjedhjet me të njëjtën parti?

M. Sulejmani: Po, sepse isha e angazhuar me studime dhe u tërhoqa për një periudhë disavjeçare ndaj politikës. Do të kandidoj prapë për të njëjtën skuadër, tani do të kandidoj si deputete në Parlamentin kantonal, dhe jo si atë të vitit 2011 që kandidatura ime ishte, deputete në Parlamentin Nacional në Bernë. Për mua vlerat e Partisë time CVP, do të mbeten gjithmonë « vetvetiu » për atë nuk do të ndërroja asnjëherë CVP-n.

Albinfo: Si e shpjegoni vendimin tuaj për të kandiduar pikërisht për CVP-në?

M. Sulejmani: Ne jemi për ekonominë e tregut shoqëror, për lirinë, sigurinë, mundësi të barabarta dhe mbrojtjen e mjedisit. CVP më jep aq shumë mundësi dhe i falënderoj.

Albinfo: Mendoni se ju si shqiptare po edhe komuniteti shqiptar në përgjithësi ndan vlera të përbashkëta me këtë parti?

M. Sulejmani: Çdo njeri e shikon çdo parti nga një tjetër aspekt – për atë jemi edhe shumë parti politike në gjithë botën – Popullata që e synon njëjtin vendim si unë, normalisht që ndan të njëjtat vlera sikurse CVP (Partia e Mjedisit). Nuk është vetëm komuniteti shqiptar që i ndan vlerat e CVP-s, por mbarë njerëzimi që karakterizohet në vlerat që i ceki në këto rreshta.

Këto vlera janë të pandashme në Partinë time: Liria dhe solidariteti, Prosperiteti dhe drejtësia, Sovraniteti dhe hapja, Dinjiteti dhe përparimi njerëzor.

Albinfo: Cilat mendoni se janë gjasat dhe ku i shihni më shumë të koncentruar zgjedhësit tuaj potencialë: te komuniteti shqiptar dhe i huaj apo te zviceranët?

M. Sulejmani: Për mua është një përvojë të kandidoj si parlamentare në Parlamentin e Saint Gallenit, edhe nëse nuk do të fitoja, prapë vullneti nuk do më humbë – sepse unë jetoj për njerëzit e mi dhe jo për vota apo një karrige. Për mua kanë vlera tjera gjërat, jo vetëm karrige e parlamentarit. Njëherësh do t’ia dal me vetëbesimin tim që e posedoj, siç është një fjalë popullore… Zoti vonon, por asnjëherë nuk harron! E mira normalisht nuk mund të tek vijë shpejt… sepse më duhet kohë dhe besimin e të gjithëve ta fitoj. Votuesit e mi do të jenë të gjithë, jo vetëm vendasit zviceranë, por edhe shqiptar , sepse spektri im që e zhvilloi politikën është në të gjithë komunitetet, nuk i dallon ngjyrat, moshat, racat apo fetë.

Albinfo: Nëse do të zgjidheni, cilat do të jenë temat të cilat do t’i keni përparësi në punën tuaj si deputete?

M. Sulejmani: Janë katër  tema që më bëjnë përshtypje:

Shëndetësia- CVP kërkon që mirëqenia e pacientit dhe jo konsideratat ekonomike dhe fitimi të jenë në plan të parë. CVP kërkon që çdo person, pavarësisht nga të ardhurat, mosha apo rreziku shëndetësor, të mund të mbështetet në kujdes të mirë dhe të përballueshëm mjekësor. CVP kërkon më shumë transparencë dhe koordinim në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Integrimi dhe Migrimi- CVP kërkon një politikë të kontrolluar të azilit. CVP kërkon që bashkëpunimi zviceran për zhvillim të përqendrohet strategjikisht në ato rajone nga të cilët migrojnë njerëz në Zvicër. CVP bën thirrje për masa që integrojnë posaçërisht emigrantët.

Mirëqënia familjare –  CVP shfuqizon disavantazhin tatimor të çifteve të martuara në krahasim me çiftet që jetojnë në bashkëjetesë. CVP dëshiron te përjashtojë fëmijët nga premitë e sigurimit shëndetësor dhe të përgjysmon premijat për të rriturit e rinj. Fal CVP një pajtim më i mirë i punës dhe jetës familjare është i mundshëm. Ne bëjmë fushatë për lirinë e zgjedhjes midis punësimit dhe/ose rritjes së fëmijëve. Fal CVP një përkujdesje e bazuar në nevojat e opsioneve të kujdesit për fëmijët. Fal CVP një leje e paguar për dy javë e atësisë, e ngjashme me pushimin e lehonisë. Krijoni stimuj për pronësinë e shtëpisë familjare dhe promovoni strehim të përballueshëm.

Forcimi i marrëdhënieve ndër brezore. Edukim i shkëlqyeshëm – sigurimi dhe promovimi i trajnimit të dyfishtë – si një model i suksesshëm për papunësi të thellë.

Albinfo: Kush është Majlinda Sulejmani?

M. Sulejmani: Majlinda Sulejmani, e lindur më 5 Prill 1989 në qytetin e Gjilanit, me prejardhje të babait nga një fshat Breznicë e Epërme nga Bujanovci, me vendbanim në Gjilan. Ka emigruar në vitin 1990, 8 muajshe në kantonin e Saint Gallenit te Zvicrës, në Widnau të Saint Gallenit. Për mua ishte shumë vështirë të kuptohem në gjuhën gjermane deri në klasën e katërt, sepse e flisja gjuhën shqipe në shtëpi dhe normalisht nuk isha e integruar. E them me plotë zemër! Deri në klasën e katërt, vetëm fjalën « a bën» e kuptoja dhe pata shumë vështirësi të inkuadrohem – por më vetëdijshmëri dhe vullnet ia arrita të flas gjuhët gjermane, italiane, angleze, frënge, latinishten dhe normalisht shqipen. Majlinda është një zonjë e thjeshtë, e butë, tolerante, e hapur, direkte, por konsekuente në shumë gjëra që duhet të ketë respekt dhe transparencë. Humanizmi dhe ndihma me sugjeron mua si person – sepse jam person human që asjnëherë nuk ndalet të ndihmuarit njerëz pa marrë parasysh se çfarë dhe kush janë. Gjatë tërë vitit bëj ndihma të llojllojshme pa cekur fonde apo persona – më dhembë shpirti kur dëgjoj që në shumë rajone të Kosovës ka varfëri të skajshme, atëherë nuk mund të ndalë zemrën dhe normalisht që nuk hezitojë dhe ndihmoj pa masë. Prapë tek shkollimi: Shkollën fillore dhe të mesme e kam kryer në Widnau dhe pastaj isha në studime të mjekësisë. Pastaj vazhdova edhe shkollimin si kontabiliste, maturante dhe ia dola me sukses. Pastaj punova si teknike e mjekësisë në degën e emergjencës në Vaduz të Liehtenshtajnit, normalisht se nuk u ndala me atë dhe u bëra mësimdhënëse në degën e Rentgenit dhe për atë u mësova në këtë lami dhe përfundova shkollën për eksperte të rentgenit. Më pas fillova studimet e Menagjmentit Health në qytetin e Saint Gallenit dhe punoja si menaxhere e ambulantes me mbi 30 punëtorë, që i udhëheqi personalisht. Mbi të gjitha i trajnoj edhe nxënëset e mija në ambulantë dhe në shkollat e mesme që përfundojnë shkollën e mjekësisë, pas 3 viteve si « ndihmëse e mjekut ». Majlinda shihet si një person mes dy fushatave; është në dy pjesë sepse njëra është mjekësia dhe tjetra politika. Profesioni im si menagjere e ambulantës, perkthyese shqip – gjermanisht dhe mësimdhënëse e «ndihmëse e mjekut » e bëj me gjithë vullnet. Në anën politike jam kryetare e CVP-s, të Sankt Margarethen, në kryesi te CVP-së të kantonit të Saint Gallenit për femra dhe në komisionin e shëndetësisë të Saint Gallenit në disa projekte të integracionit, familjarëve dhe fëmijëve. Për mua është çdo post që më jepet rasti, një fenomen që e gjej veten time. Një njeri e ka horizontin e vet, aç sa e pretendon mendjen e shëndoshë njerëzit që i ka përreth. Unë i uroj të gjithëve suksese në zgjedhjet që do të mbahen më 8 mars 2020 dhe shpresoj që shqiptarët të figurojnë në të ardhmen në Parlamentin kantonal dhe nacional. Nuk është domethënëse kush fiton, domethënie do të ketë ai person që është afër për popullatën dhe që e thotë zemra çfarë mundet me ndryshu. Me këtë do të përmbylli edhe ketë intervistë – dhe ju isha lutur të gjithëve të dilni në votime, votoni njeriun që i përmbush premtimet, votoni Majlinda Sulejmanin. Ju faleminderit!