Lajme
Makinat elektrike, shtrirje të gjerë në Zvicër
2021-shi ishte një vit, ku zviceranët shfrytëzuan dukshëm më shumë veturat elektrike se sa vitet e tjera, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, në vitin 2022 vlerësohet se veturat elektrike do të gjejnë shtrirje të madhe në shtetin e Zvicrës.
Kjo rezulton nga një analizë e TCS, sipas së cilës automjetet me lëvizje alternative (elektrike, hibride ose hibride plug-in) përbënin 51% të regjistrimeve të reja në nëntor.
Veçanërisht, automjetet me prizë, të cilat funksionojnë pjesërisht ose tërësisht me energji elektrike dhe ngarkohen duke i futur ato në një prizë elektrike, përbënin 29 për qind të regjistrimeve të reja në nëntor, tha TCS. Dhe pjesa e atyre elektrike, nga ana e saj, po rritet më shpejt se sa pritej.
Analiza TCS tregon gjithashtu se deri dhe duke përfshirë vitin 2020, automjetet hibride ishin në kërkesën më të madhe. Tani po shohim rritjen e makinave vetëm elektrike, të cilat do të përbëjnë më shumë se gjysmën e tregut përpara vitit 2030.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit












