Lajme
Makolli: Mërgata të vihet në funksion të zhvillimit të vendit
"Ne kemi një mërgatë të madhe numerikisht që po ashtu është një potencial i madh politik, intelektual e ekonomik"
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka takuar Kryetarin e Gjakovës Pal Lekaj, të cilët janë pajtuar që të bashkëpubojnë, në mënyrë që të ofrojnë kushte sa më të mira mërgimtarëve kosovar.
Makolli ka thënë se po punohet që mërgata të ketë një infrastrukturë ligjore, e cila do t’i marrë parasysh shqetësimet edhe nevojat e saj në raport me vendin e origjinës. “Ne kemi një mërgatë të madhe numerikisht që po ashtu është një potencial i madh politik, intelektual e ekonomik. Prandaj po shohim forma dhe modalitete që mërgata të jetë në funksion të proceseve zhvillimore të vendit”, ka deklaruar Ministri Makolli.
Ndërsa, Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë se mërgimtarëve përveç pritjes, duhet t’u sigurohen edhe kushte të tjera lehtësuese. Ai përmendi posaçërisht në ofrimin e politikave për investime të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Makolli ka qëndruar të enjten edhe në Pejë dhe Deçan, ku ka diskutuar me kryetarët e komunave për përmirësimin e kushteve që diaspora të investojë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës









