Të tjera
Mali i Zi nuk do pranojë refugjatët afganë
Mali i Zi nuk do të pranojë asnjë refugjatë afganë që largohen nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Malit të Zi.
Në një deklaratë për median ministria konfirmoi se Mali i Zi mbështeti një deklaratë në të cilën 60 shtete u bëhej thirrje të respektojnë dhe të lehtësojnë largimin e shtetasve të huaj dhe afganë që duan të largohen nga vendi.
Por shtoi se Mali i Zi “nuk ishte i detyruar të pranonte përkohësisht banorët e Afganistanit që ndihmuan forcat aleate, pasi asnjë detyrim i tillë nuk parashikohet nga kjo deklaratë”.
Një numër i vendeve perëndimore kanë premtuar të marrin një numër të konsiderueshëm afganësh që largohen nga Kabuli, për shembull Mbretëria e Bashkuar pret rreth 20,000 afganë.
Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova gjithashtu kanë rënë dakord për t’i strehuar një numër të papërcaktuar civilësh afganë.
Edhe ministri grek i migracionit, Notis Mitarakis ka bërë të ditur se Greqia nuk do të lejojë refugjatët nga Afganistani të kalojnë kufijtë e saj për në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












