Të tjera
Mali i Zi, në vend të parë në Europë për nga infektimet
Mali i Zi renditet në vend të parë në Europë për nga numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në 100 mijë banorë, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të botuara më 16 tetor, vendi ka një normë prej 2,385 rastesh të regjistruara me koronavirus për 100,000 banorë, ndjekur nga Armenia dhe Spanja.
Sipas të njëjtit numër të njerëzve të infektuar për 100,000 banorë, Maqedonia Veriore është në vendin e 11-të dhe Bosnjë e Hercegovina është në vendin e 14-të.
Në bazë të të njëjtave kritere, Kosova është në vendin e 17-të, Shqipëria në vendin e 27-të dhe Kroacia në vendin e 28-të.
Ndiqet nga Sllovenia, e cila është pas Kroacisë, ndërsa Serbia është në vendin e 30-të me 509.12 të infektuar për 100,000 banorë.
Kur bëhet fjalë për shkallën e incidencës në shtatë ditët e fundit, numri më i lartë i të infektuarve për 100,000 banorë u regjistrua në Andorra, pasuar nga Republika Çeke, Belgjika dhe Holanda, ndërsa Mali i Zi është në vendin e pestë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













