Të tjera
Mali i Zi lejon simbolet kombëtare të pakicave
Ministria e Pakicave në Mal të Zi ka hartuar një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare
Shqiptarët e Malit të Zi nuk do të burgosen më nëse përdorin simbolet kombëtare në këtë shtet pasi që tashmë qeveria e këtij vendi ka miratuar projektligjin që lejon përdorimin e simboleve kombëtare të pakicave.
Ministria e Pakicave në Mal të Zi ka hartuar një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare e që për ministrin Mehmed Zeka, ky projektligj është një variant më i avancuar dhe që mënjanon disa mangësi të ligjit të mëparshëm.
“Ky është një ligj me rëndësi të veçantë krahas ligjit themeltar, sepse garanton përdorimin lirshëm të simboleve të pakicave. Nuk do kemi keqpërdorime nga ata persona që e bëjnë këtë në momente të caktuara. Të drejtat e pakicave kanë qenë të sanksionuara me Kushtetutë, por jo me ligje”, ka deklaruar Zeka për TCH.
Projektligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5%. Ky projektligj është një nga kushtet kryesore të vendosura nga partitë shqiptare në Mal të Zi për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











