Lajme
Manipulon aksidentet për përfitime nga sigurimi, arrestohet kosovari
Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku , shumica të inskenuara
Oficerët e policisë kanë bastiur të enjten (3 dhjetor) disa apartamente dhe lokale afariste në Stuttgart dhe Schorndorf me ç`rast kanë arrestuar një person 40-vjeçar, shkruan polizeinews.de.
Ai, së bashku me të dyshuar të tjerë, akuzohen se kishin manipuluar aksidente trafiku dhe kështu kanë mashtruar kompanitë e sigurimeve, transmeton albinfo.ch.
Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit të vitit 2016 dhe tetorit 2020.
Shumica e aksidenteve në dyshohet se ishin manipuluar.
I dyshuari besohet se ka marrë si dëmshpërblim një shumë gjashtë shifrore (mbi 100 mijë euro) nga kompani të ndryshme të sigurimeve.
Zyrtarët kanë konfiskuar materiale të shumta që mund të shërbejnë si dëshmi, të cilat tani duhet të vlerësohen. Hetimet, veçanërisht ato për deliktet tjera dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm, janë duke vazhduar.
Kosovari i akuzuar i cili dyshohet të ketë kryer edhe delikte të tjera, përfshirë mashtrim të kredidhënësit, është paraqitur të premten para një gjykatësi, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit ka lëshuar urdhrin e arrestit ndaj tij, të kërkuar nga prokurori publik dhe e ka ekzekutuar këtë urdhër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














