Maqedonia
Maqedoni: 165 raste të reja dhe shtatë viktima nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1454 teste për coronavirus, ndërsa 165 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 71, Kumanovë-15, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-5, Tetovë-20, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-10, Gostivar-14, Probishtip-4, Makedonski Brod-1, Kërçovë-2, Resnjë-5.
Kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë si pasojë e coroanvirusit. Prej tyre dy nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë, përcjellë albinfo.ch.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 128 pacientë të shëruar, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 6787, prej të cilëve 2876 janë shëruar, ndërsa 328 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3583
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve












