Lajme
Maqedoni: 934 raste me COVID-19 dhe pesë të vdekur
Maqedonia e Veriut ka njoftuar të premten për 934 raste me koronavirus dhe pesë të vdekur në 24 orët e fundit.
Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend ka bërë të ditur se rastet pozitive kanë dalë nga 2.748 mostra të kryera.
Për dallim nga dy javët e fundit, numri i viktimave është më i ulët, ndërsa i të infektuarve ka arritur shifrën më të lartë që nga paraqitja e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Deri më tash, në Maqedoninë e Veriut janë të diagnostikuar 30.488 persona me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 982 pacientë.
20.448 janë shëruar, kurse raste aktive janë 9.058.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike













