Maqedonia
Maqedoni: Bujqit druajnë se deri në fund të vitit mund të ketë mungesë drithërash
Ata apelojnë që t’u ndahet toka shtetërore për të mbjellë misër, elb, grurë dhe tërshërë.
Bujqit maqedonas paralajmëruan se vendi i tyre do të përballej me mungesë drithërash deri në fund të vitit nëse masat e paralajmëruara nga autoritetet nuk hynin menjëherë në fuqi, sipas alsat.mk.
Nga ana tjetër, për shkak të mungesës së plehrave kimike, që aktualisht janë ndaluar për eksport nga Rusia, autoritetet duhet të gjejnë tregje alternative, sepse gruri që korret në vjeshtë mund të ketë rendiment të reduktuar prej 30 për qind.
”Çdo pëllëmbë tokë të jepet dhe tenderët për dhënien e tokës bujqësore shtetërore të mos zgjasin shumë, por të zbatohen menjëherë dhe toka t’u dorëzohet fermerëve, që kjo tokë të përdoret këtë pranverë. Problemi me grurin mund të mos ndjehet tani, por nëse nuk hedhim sasi të mjaftueshme do të kemi problem gjatë korrjeve. Kjo do të thotë se nëse vitin e kaluar kemi pasur 3,4 tonë për hektar, këtë vit nuk do ta kemi atë sasi”, thotë Petar Stojkoski, kryetar i Shoqatës së Bujqve.
Vitet e fundit, vendi sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, ka një prodhim më të ulët të drithërave.
Nevojat e shtetit janë 300 000 tonë grurë dhe pritshmëritë janë që këtë vit të prodhohen 250 mijë tonë nëse grurit nuk i hidhen tani plehra kimike.
Federata e Fermerëve thotë se po apelon vazhdimisht tek autoritetet që ta aktivizojnë tokën e mbetur shtetërore me qëllim rritjen e prodhimit.
”Ushqimi është pasuria jonë bazë dhe arma më e mirë si vend dhe prandaj duhet të prodhohet sa më shumë. Apelojmë si shoqatë për të tejkaluar këtë krizë, duhet ndihmë materiale, që çdo pëllëmbë tokë që mund të mbillet në këtë mbjellje pranverore të vihet menjëherë në dispozicion të fermerëve që të mos përballemi me mungesën e miellit”, tha Federata e Fermerëve, përcjell Albinfo.ch.
Për ndarjen e tokës shtetërore janë planifikuar rreth 12 000 hektarë, por ende po bëhen analiza se në cilat rajone dhe cilat kultura do të jenë prioritare.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














