Lajme
Maqedoni: Digjet para Ministrisë së Arsimit libri që ofendon shqiptarët
Rinia e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, kundër ofendimeve ndaj shqiptarëve në librin e gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit. Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka djegur faqet e librit ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje turke, rome dhe çerkeze, dhe se Maqedonia e Veriut është mbushur me shqiptarë në 200 vjetët e fundit nëpërmjet proceseve politike.
“Këta libra shkollorë, siç është rasti me këtë libër që po e shihni këtu, lëre që na ofendojnë, lëre që na hedhin poshtë historinë tonë, por edhe vendosin bazën për ndoshta elemente fashiste kundër shqiptarëve në të ardhmen”, tha Omer Ajdini, Forumi Rinor i ASH-AAA, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pas aktit simbolik kanë ndërhyrë edhe forca të shumta policore. Aktivistët thonë se ndërhyrja e policisë ka për qëllim trysni dhe kalimin në heshtje të këtij skandali.
“Kishte diku 30 policë të cilët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit. Pa kurrfarë arsyetimi filluan që mua të më marrin në pyetje, m’i morën dokumentet dhe na pyesnin për atë se çfarë bëmë.
Unë nuk e di pse është e nevojshme që në një hapësirë publike ku nuk kishte asnjë akt joligjor të mblidhen gjithë ai grumbull policësh të cilët siç duket nuk kishin arsye tjetër përpos të na frikësojnë dhe mos ta ngremë si çështje temën e librave ofendues ndaj shqiptarëve”, u shpreh i riu.
Libri i gjeografisë është vetëm një nga shembujt e teksteve shkollore me përmbajtje fyese, të pavërteta dhe fakte të shtrembëruara në Maqedoninë e Veriut. Pas reagimeve nga opinioni shqiptar në vend, Ministria e Arsimit ka premtuar korrigjimin e përmbajtjes.
Por premtime të tilla nuk kanë munguar as në të kaluarën, ndonëse nuk kanë rezultuar me zgjidhjen e plotë të këtij problemi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













