Maqedonia
Maqedoni: Lehtësohen masat, shkurtohet ora policore
Në vendimin e Qeverisë të miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive, vetëm nesër mbrëma në natën e festës së Bajramit nuk do të ketë fare orë policore
Nga nesër në Maqedoninë e Veriut ora policore do të zgjatë vetëm 4 orë, përkatësisht intervali i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve do të jetë prej në mesnatë deri në 04 të mëngjesit për dy javët e ardhshme.
Në vendimin e Qeverisë të miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive, vetëm nesër mbrëma në natën e festës së Bajramit nuk do të ketë fare orë policore. Ky vendim mbetet si i mëparshmi që heqja e orës policore do të jetë ndërmjet natës së 12-13 majit për hir të festës së besimtarëve myslimanë në vend, përcjell Albinfo.ch.
Nga e mërkura e 12 majit lëvizja e lirë e qytetarëve do të jetë nga ora 5 mëngjes deri në 00 në mesnatë. Objektet gastronomike me pjesë të hapura, si tarraca dhe kopshte mund të punojnë deri në ora 23:30.
Qendrat e fitnesit dhe të stërvitjeve fillojnë me punë, por me protokolle si më parë të posaçme anti-kovid – njoftojnë nga Qeveria, transmeton Alsat.
Por, çfarë efekti në fakt do të ketë ndalimi i kufizimit të lirë pas mesnatës, kur zakonisht në atë kohë nuk ka aq shumë lëvizje? Epidemiologu Aleksandër Stojanov thotë se kjo masë nuk u hoq plotësisht për shkak të ndalimit të grumbullimit të të rinjve si në hapësira të jashtme, ashtu edhe brenda.
Grumbullimi është problemi kryesor dhe asgjë tjetër. Ka një vit e gjysmë që e flasim për të mos u mbledhur njerëzit, pavarësisht në parqe, koncerte, lojëra sportive, shkuarja në kishë e xhami. Nuk ka lidhje, virusi nuk bën dallime, atij i duhet grup të mblidhen njerëzit dhe lehtësisht të infektohen – tha Aleksandar Stojanov, ish-epidemiolog.
Lehtësimi i masave restriktive për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga virusi korona vjen si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, thonë autoritetet shëndetësore. Apeli i tyre është që përkundër këtij lehtësimi, të respektohen masat e mbetura, si ruajtja e distancës, mosgrupimi i njerëzve më shumë se katër persona si dhe mbajtja e maskave, pa dallim se kush është vaksinuar.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











