Maqedonia
Maqedonia blen edhe 200 mijë vaksina shtesë anti-Covid
Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e djeshme e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar informacionin për blerjen e vaksinës kundër SARS-Cov-2.
Duhet theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka marrë detyrim ta zbatojë procedurën për blerjen e 200 mijë dozave të vaksinës së paaktivizuar kundër COVID-19.
“Bëhet fjalë për blerje të sasive shtesë, përveç atyre të mekanizmit KOVAKS prej 833,000 doza vaksinash, për të cilat Ministria e Shëndetësisë pagoi paradhënie dhe siguroi garancinë financiare, duke përmbushur kështu detyrimet financiare që rrjedhin nga kontrata. Sipas njoftimeve nga mekanizmi KOVAKS, sasitë e para të këtij prokurimi pritet të dorëzohen në gjysmën e parë të shkurtit”, thonë nga Qeveria.
Ata gjithashtu thonë se nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë janë në fazë përfundimtare me prodhuesin “Pfizer”, për blerjen e edhe 800 mijë vaksinave.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












