Maqedonia
Pikë e re kufitare me Greqinë në rajonin e Prespës
Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të kenë pikë të re kufitare edhe atë në “Markova Noga” në rajonin e Prespës. Kjo u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja alternative për Punë të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopulu. Kjo Marrëveshje, siç deklaroi edhe ministri Dimitrov, është e para e nënshkruar sipas dispozitave të Marrëveshjes së Prespës.
“Kemi përsëri një Marrëveshje historike, pas suksesit historik në Prespë. Për shkak se për herë të parë në Marrëveshje zbatohet edhe emri edhe terminologjitë e kontraktuara në Prespë. Kam kënaqësinë që këtë Marrëveshje për hapjen e kalimit kufitar tek “Markova Noga” në rajonin e Prespës e nënshkruam në tre gjuhë, në gjuhën maqedonase, atë greke dhe angleze. Gjuha maqedonase që është e rëndësishme për ne dhe që e flasin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe diaspora jonë, por që nuk ka të bëjë me maqedonasit grek, në kontekst të nenit C”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i RMV-së, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Ministrja alternative greke, Sia Anagnostopulu, deklaroi se ndjehet e lumtur që bashkëpunimi mes dy fqinjëve po thellohet.
“Falënderoj të gjithë, para së gjithash ministrit Dimitrov për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje historike dhe jam shumë e lumtur që të bashkëpunojmë dhe të forcojmë dhe thellojmë marrëdhëniet midis dy vendeve”, deklaroi Sia Anagnostopulu, ministre alternative për Punë të Jashtme të Greqisë.
Në takimin mes Dimitrovit dhe Anagnostopulu janë këmbyer mendime edhe për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve. Theks i veçantë është vendosur në implementimin e Marrëveshjes së Prespës me qëllim të intensifikimi të bashkëpunimit intensiv në të gjitha sferat. Po ashtu edhe për perspektivën evropiane të vendit tonë.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














