Maqedonia

Maqedoni: Rritet çmimi i benzinës, nafta ngelët e pandryshuar

Komisioni Rregullator për Energjetikë kanë njoftuar se nga sonte do të rritet çmimi i lëndëve djegëse.

Benzina tani do të kushtojë për 0,5 denarë më shtrenjtë, derisa nafta ngelët e pandryshuar.

Në përputhje me metodologjinë e KRE-së, sonte nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të rriten përafërsisht për 1%.

Me çka EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 0,5 denarë gjegjësisht 1 denarë, dhe një litër do të kushtojë 62.50 denarë gjegjësisht 64,50 denarë, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch

Çmimet e EURODIZELIT do të ngelin të pandryshuara dhe do të vazhdojë një litër naftë të kushtojë 60 denarë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesanta dhe do të vlejnë dy javë.