Maqedonia
Maqedoni: Rritja e çmimit të energjisë mund të ndikojë në çmimet e produkteve
Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut Besar Durmishi, paralajmëroi se rritja e çmimit të energjisë elektrike mund të çojë në shtrenjtimin e disa produkteve. Ai theksoi se gjatë festave të fundvitit nuk priten masa të veçanta, pasi Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk ka regjistruar rritje çmimesh nga tregtarët.
“Kur ka pasur sjellje të pazakonta nga tregtarët, kemi ndërhyrë me masa afatshkurtra. Aktualisht nuk kemi informacione për raste të tilla, as rritje çmimesh, veçanërisht për produktet festive,” deklaroi Durmishi.
Nga ana tjetër, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralovski, vlerëson se autoritetet nuk duhet të ndërhyjnë me masa për uljen e çmimeve, pasi kjo mund të rrisë më vonë inflacionin.
“Inflacioni i vitit të kaluar ishte 4%, ndërsa muajt tetor-nëntor tregojnë vetëm një rritje minimale prej 0,2%. Masa të reja do të rrisnin çmimet në fund të tyre, ndaj është më mirë të ruajmë stabilitetin e inflacionit,” tha Ralovski.
Një ditë më parë, Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike të rritet varësisht nga blloku tarifor, duke shkuar nga 57 deri në 900 denarë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













