Lajme
Maqedoni: Rrogat dhe çmimet më të ulëta në Evropë
Edhe pse me rrogat ë të ulëta, për nga fuqia blerëse Maqedonia renditet në pozita më të larta, madje më mirë se Lituania, Hungaria, Sllovakia, Çekia etj.
Byroja për statistika evropiane Eurostat ka realizuar një hulumtim mbi pagat në Evropë për periudhën 2006 – 2010, ndërsa për bazë studimi janë marrë të punësuarit në kompanitë me mbi 10 punëtorë.
Sipas studimit të Eurostat, rreth 28, 3 për qind e të punësuarve në vend marrin rrogë më pak se niveli mesatar nacional i pagesës së orëve të punës.
Në Maqedoni pagesa e një ore të punës është 1,7 për qind në kompanitë me mbi 10 punëtorë, ndërsa mesatarja në nivel qendror e pagesës së orës së punës llogaritet në 2,5 euro për orë, thuhet në studim.
Mirëpo, pagesa më e ulët e orëve të punës është në dy vende anëtare të BE-së, gjegjësisht në Rumani dhe Bullgari. Në Rumani sipas mesatares, ora e punës paguhet rreth 2 euro, ndërsa në Bullgari rreth 1,5 euro në orë. Edhe Turqia llogaritet me mesatare të ulët sa i përket pagesës së orës së punës, gjegjësisht me 2,1 euro për një orë, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Megjithatë, për nga fuqia blerëse Maqedonia renditet në pozita më të larta, madje më mirë se Lituania, Hungaria, Sllovakia, Çekia dhe Portugalia. Arsyeja është se çmimet në Maqedoni janë më të ulëta se në tërë Evropën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













