Maqedonia
Maqedoni: Tetë viktima dhe 134 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë tetë pacientë me koronavirus. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova.
Viktimat janë prej moshës 65 deri në moshën 77 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1173 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 134 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në këtë vend shkon në 4289, prej të cilëve 1757 janë shëruar, kurse 201 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në disa raste të shoqëruara me sëmundje të tjera.
Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 2331 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 45.054 testime për Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar Gati 96% e përfitimeve të papunësisë që duhet të paguhen që nga fillimi i vitit për... -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër














