Maqedonia

Maqedoni Veriore: Regjistrohet rritje e rrogës mesatare

Në shtator të këtij viti është regjistruar rritje e rrogës mesatare neto për 12.8 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, duke arritur 32 553 denarë.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: arte, argëtim dhe rekreacion (19.1%), akomodimi dhe shërbimi ushqimor (18.8%) dhe industria përpunuese (17.9%)”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin paraprak, rritje më e madhe është regjistruar te sektori i arsimit për 10%.

Rroga më e madhe në shtator të këtij viti, 83 897 denarë, është regjistruar te programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij, shkruajnë mediat maqedonase.