Maqedonia
Maqedonia e Veriut, nga 1 shtatori, me masa për kursimin e energjisë elektrike
Masa për kursimin e energjisë elektrika ka miratuar të martën Qeveria e Maqedonisë së Veriut .
Në këtë mënyrë kompanitë do të ketë rekomandime, ndërsa për institucionet shtetërore do të ketë detyrime specifike që duhet të respektohen, në të kundërtën do të ketë masa ndëshkuese.
Masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023, e njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Masat ndahen në disa kategori, varësisht nëse janë për familje, kompani apo objekte, institucione dhe ndërmarrje shtetërore. Objektivi është ulja e konsumit me 15 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Nëse ky synim nuk arrihet, sipas kodit të etikës dhe të gjitha dekreteve, do të pasojnë sanksione të caktuara për të gjithë drejtuesit e institucioneve”, tha Bekteshi.
Po çka përfshijnë këto masa? Ato përfshijnë fikjen e dritave dekorative në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve kulturore, fikja e dritave kur ka dritë të mjaftueshme, ndërsa kondicionerët duhet të vendosen jo më poshtë se 27 gradë në verë, dhe në dimër jo më shumë se 20 gradë.
Po ashtu punonjësit duhet të jenë të kujdesshëm që t’i fikin gjithmonë kompjuterët pas përfundimit të punës, të ndërrohen rregullisht filtrat e aparateve për ngrohje dhe kondicionerëve, printimi vetëm i materialeve të nevojshme dhe zëvendësimi i dritareve me dritare për energji efikase./Albinfo.ch
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












