Maqedonia
Maqedonia heq doganën për vajin
Ky vendim pritet të sigurojë sasi të reja të këtij produkti nga vendet e tjera.
Maqedonia e Veriut ka vendosur të heq detyrimet doganore, për importin e vajit.
Mirëpo, përkundër kësaj mase, çmimi mund të rritet duke pasur parasysh gjendjen e tregjeve evropiane dhe kostot e prodhuesve.
“Prandaj dje morëm një masë për heqjen e detyrimeve të importit për vajin e lulediellit, që qytetarët tanë të mos mbesin pa vaj gatimi, kur ja nuk kemi korrje të re të lulediellit. Nuk është qeveria ajo që i blen sasitë e vajit, ato janë kompanitë e ndryshme që duhet të gjejnë produkte të papërpunuara dhe të gatshme. Sapo të na informojnë për sasitë që i kanë siguruar, do të mund t’ju përgjigjem”, tha Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike, raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Vaji gatimit do të importohet pa taksa prej 29 për qind deri në fund të muajit të ardhshëm.
Prodhuesit vendas kanë rezerva edhe për një muaj pasi nuk mund të importojnë vaj nga Serbia, por javën e ardhshme qeveria në Beograd pritet të heqë ndalimin e eksporteve nga Serbia.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













