Maqedonia
Maqedonia, në prag të vendimit për lejimin e dasmave
Priten masa lehtësuese në Maqedoninë Veriore
Gjatë ditës së sotme Komisioni për Sëmundje Ngjitëse mori vendim që në Shtabin e Krizës të propozojë disa masa lehtësuese në Maqedoninë Veriore, përcjell albinfo.ch.
Nga KSI thonë se pandemia dobësohet dhe nga java në javë numri i rasteve aktive po bie. Më poshtë i keni propozimet e propozuara:
- Nga 1 qershori maskat të mos jetë të obligueshme në hapësira të hapura Maskat në vende të mbyllura, transport publik dhe gjithkund ku nuk mund të mbahet distanca e rekomandohet duhet të mbesin obligative.
- Të lejohet grupimi në hapësira të hapura. Gjatë grupimit të më shumë personave të mbetet rekomandimi që të mbajnë maska mbrojtëse.
- Të lejohet organizimi i dasmave dhe festave në hapësira të hapura me 50% të kapacitetit në pjesën e hapur, por jo më shumë se 100 mysafirë. Maksimumi i mysafirëve në një tavolinë të jetë 6.
- Ndeshjet sportive që luhen në hapësira të hapura të luhen me publik, por vetëm me 30% të kapacitetit të stadiumit.
- T’u lejohet objekteve hotelerike të pranojnë 6+ mysafirë në një tryezë, ndërsa kufizimet e tjera të mbesin në fuqi.
- Ora policore të mbetet në fuqi.
- Gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme, KSI në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve do të punojë në precizimin e protokolleve në hapësira të hapura, ndërsa pas 15 qershorit, sipas protokolleve do të lejohen edhe organizimi i ngjarjeve.
- Gjendja është stabile, por përvoja na tregoi se shumë lehtë mund të përkeqësohet gjendja nëse nuk respektohen masat ashtu siç janë paraparë”, tha Filipçe, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të respektojnë rekomandimet.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














