Maqedonia
Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Për Nezirin dhe Arsovskin zgjedhjet e reja parlamentare do të mund të ndodhin më herët në vjeshte ose më së voni deri në pranvere të vitit të ardhshëm bashkë me ato presidencialet
Analistët politik në Maqedoni, Petar Arsovski dhe Xhelal Neziri për TVM-2 nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, dhe madje analizojnë se e zgjidhur ose jo çështjen e emrit, kryeministrit Zoran Zaev do t’i nevojitet shumicë e qëndrueshme parlamentare për të vazhduar procesin e reformave dhe integrimit të vendit.
“Bllokimi eventual i proceseve eurointegruese në kohën e procesit të negociatave për çështjen e emrit mund të çojnë deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhje të parakohshme mund të ndodhin edhe nëse arrihet marrëveshje mes të dyja palave e nga ana tjetër në vend nuk do të ketë konsesus politik për të implementuar të njëjtën marrëveshje, por gjithashtu zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të ndodhen edhe nëse, arrihet marrëveshje, ka konsesus politik, por do të ishte e nevojshme krahas organizimit të referendumit për emrin, të organizohen edhe zgjedhje të reja me çka do të përforcohej legjitimiteti i elitës aktuale politike”, tha Petar Arsovski, analist politik, shkruan “antpress.info”.
“Mendoj se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin të lidhura me zgjidhjen ose jo të çështjes së emrit. Nëse zgjidhet çështja emrit atëherë do të kishim një situatë kur të gjitha reformat e negociatat që do të hapeshin me BE-ne do të kërkonin edhe një shumicë më qëndrueshme parlamentare”, deklaroi Xhelal Neziri, analist politik, përcjell albinfo.ch.
Për Nezirin dhe Arsovskin zgjedhjet e reja parlamentare do të mund të ndodhin më herët në vjeshte ose më së voni deri në pranvere të vitit të ardhshëm bashkë me ato presidencialet.
Arsovski dhe Neziri janë të mendimit se e gjithë forca qeveritare dhe ajo opozitare duhet të jetë e fokusuar jo vetëm për të mbyllur të gjitha procedurat për çështjen e emrit me Greqinë, por edhe për ti përmbushur gjitha detyrimet që vendi të anëtarësohet në strukturat euroatlantike.
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë











