Maqedonia
Maqedonia, shteti i vetëm me masa rigoroze gjatë hyrjes në vend
Ndonëse autoritetet shtetërore paralajmëronin hapje të koordinuar të kufijve me shtetet e rajonit, mbetëm shteti i vetëm në rajon, për të mos thënë në gjithë kontinentin, me kufij të hapur, por me masa rigoroze në fuqi. Përderisa personave që hyjnë në shtetet e tjera eventualisht mund t’iu matet temperatura në kufi, për kryeministrin Oliver Spasovski është akoma e logjikshme që të gjithëve që hyjnë në territorin e vendit tonë t’iu kërkohet test negativ PCR dhe deklaratë për vetizolim 14-ditor. Spasovski megjithatë thotë se së shpejti do të diskutohet për heqjen e këtyre masave.
Logjika është të mos hyjmë në rrezik, e dini se në shtetin tonë sëmundja erdhi nga Italia. Është plotësisht logjike të mos kemi rrezik dhe të bëjmë çmos që ta zvogëlojmë atë rrezik. A mendojmë për heqjen e këtyre masave? Po, mendojmë dhe së shpejti do të flasim edhe për këtë, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër.
Vendimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare shkaktoi huti në opinion dhe reagimin e partive opozitare, sipas të cilëve derisa do të vazhdojë të vlejë rregulli “Pa test negativ, në karantinë shtetërore”, nuk ka asnjë dallim nëse kufijtë shtetërorë hapen ose jo. Madje turistët e huaj, të cilët tranzitojnë kushtëzohen që për 5 orë ta lëshojnë vendin.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar Gati 96% e përfitimeve të papunësisë që duhet të paguhen që nga fillimi i vitit për... -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër













