Maqedonia

Maqedonia vazhdon subvencionimin e kompanive ajrore me kosto të ulët

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni ka njoftuar se do të vazhdojë subvencionimi nga Shkupi për kompaninë ajrore me buxhet të lirë “Wizz Air”, përcjell albinfo.ch.

Mirëpo kompania ajrore ‘Wizzair’ ka detyrimin të fillojë të operojë së paku me katër destinacione të reja nga aeroporti në Ohër. Linja ajrore gjithashtu ka detyrimin të krijojë dy linja të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit deri më 26 mars 2019 dhe t’i shërbejë ata për të paktën dy vjet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Maqedoni.

Sa u përket fondeve, për periudhën 2019-2022 ishin parashikuar gjithsej 312 milionë denarë, ose rreth 5 milionë euro.

Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të ofrojë mbështetje financiare në vlerë prej 40,000 euro për çdo destinacion të ri nga aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit.

Nga Ministria e Transportit thonë se qëllimi është të krijojë një transport ajror cilësor e të sigurt dhe qytetarët të marrin sa më shumë destinacione të reja me çmime të volitshme.