Fun
Mario Dedivanaj, “fajtor” për bukurinë e Kim Kardashian-it
Ishte shumë e popullarizuar edhe video në të cilën Kim shfaqet pranë Marios duke folur shqip: “Sa bukur Mario...”
https://www.youtube.com/watch?v=34u4GlAH_Ng
Ylli i showbizit Kim Karadashian është e njohur në gjithë botën për pamjen e saj. Bukuria që ajo rrezaton është bërë model për shumë femra, veçanërisht vajza të reja. Por “fajtori” që ajo gjithmonë duket bukur është djaloshi shqiptar i cili jeton në Amerikë, Mario Dedivanaj.
Ndonëse gazeta ballkanike kosmo.at e cila botohet në Austri, e prezanton grimerin e Kimit si Mario Dedivanović nga Mali i Zi, tashmë e sa kohë djaloshi ka treguar se është shqiptar me rrënjë nga Malësia e Madhe. Madje ishte shumë e popullarizuar edhe video në të cilën Kim shfaqet pranë Marios duke folur shqip: “Sa bukur Mario…”, njofton “albinfo.ch”.
Sido qoftë gazeta shkruan se nuk është vetëm Kim ajo që ia beson Marios rregullimin e fytyrës.
Edhe yjet tjera të Hollivudit si: Eva Longoria, Chrissy Teigen, familja Kardashian janë vetëm disa nga yjet e skenës që rregullisht grimin ia besojnë duarve të grimerit 36 vjeçar. Edhe në ditën e dasmës që Kim e Kishte më Kanny West, ishte zbukuruar nga grimeri shqiptarë.
“Kim kurrë nuk ka pëlqyer eksperimentet e grimit me ngjyra. Ajo gjithmonë duket natyrale dhe e bukur”, ka thënë Mario për “kosmo.at”, i cili tashmë ka një miqësi me Kimin prej dhjetë vitesh.
Mario, përmes një video në youtube ka treguar se si arrin ta shndërroj më pak grim Kimin në një yll botërorë dhe që ajo të jetë një model në ditët e sotme pothuajse për shumë femra dhe vajza të reja anë e kënd botës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












