Maqedonia
Marrëveshja e Prespës hyn në fuqi, Greqia dorëzon notën verbale Maqedonisë
Greqia i dorëzoi notën verbale Maqedonisë. Përmes kësaj note Greqia informon se ka plotësuar obligimet e saja që të mund Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi.
Pritet që sonte në Gazetën Zyrtare të shpallet data kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe ligjet kushtetuese, me të cilët republika e Maqedonisë do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Pastaj dy shtetet do ta njoftojnë OKB-në për ndryshimin e emrit.
Ministria e Jashtme obligohet menjëherë t’i njoftojë edhe vendet tjera anëtare të OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare.
Por dhe 130 shtetet të cilat vendin e kanë njohur me emrin kushtetues. Shtetësia parashikohet të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës Veriore të Maqedonisë” në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ndërsa ndryshimet e pasaportave dhe dokumenteve personale do të bëhen në pesë vitet e ardhshme.
Dygjuhësia do të bëhet njëkohësisht, ndërsa Qeveria do të formojë edhe grup nga resorët e brendshëm për implementimin dhe mbikëqyrjen e Marrëveshjes së Prespës.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri













